Bent: Ramos ka folur katër fjalë në vit
Sulmuesi i Tottenhamit, Darren Bent, ka zbuluar se ish-menaxheri i ekipit, Juande Ramos, i ka folur atij vetëm katër fjalë në vit. Bent, i cili përgatitet për përballjen e nesërme miqësore të Anglisë ndaj Gjermanisë, ka thënë: "Nuk e dija nëse Ramos më dëshironte ose jo. Ai më ka thënë rreth katër fjalë gjatë një viti sa ishte këtu"."Por, sapo Harry Redknapp erdhi dhe më tha se çfarë ai dëshiron dhe kam filluar t'i përmirësoj gjërat dhe të shënoj gola. Juande tentonte ta komplikonte atë dhe tentonte t'i ndryshonte gjërat e vogla. Kam vazhduar të punoj dhe stërvitem fuqishëm dhe shpresoja se gjërat do të rregulloheshin, por fatkeqësisht ata kurrë nuk u rregulluan", ka shtuar Bent.