Prifti: LSI-ja, e vendosur kundër kodit

Dritan Prifti , deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherësh zëdhënës i grevistëve të urisë në një reagim për seancën plenare të pasdites ku do të diskutohet kodi zgjedhor, tha se PS-ja dhe PD-ja po shkelin rregulloren e parlamentit. Sipas tij me rregullore deputetët duhet të kenë 2 javë kohë për tu njohur me një ligj që shkon në Kuvend për diskutim dhe votim. Prifti ka theksuar se LSI-ja dhe partitë e tjera që mbështetin grevën e deputetëve nuk e njohin kodin e ri zgjedhor. Ai theksoi se LSI-ja është e vendosur në reagimin e saj kundër këtij kodi edhe nuk do të ndryshojë qendrim edhe nëse ai miratohet. Ndërkaq greva e deputetëve në sallën e Kuvendit ka hyrë në ditën e nëntë dhe gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm.