E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho dëshiron të shkëlqejë më shumë Ronaldo

Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, dëshiron që të shkëlqejë më shumë se ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kur dy ekipet përballen në derbin e qytetit këtë muaj. "Ende nuk e kam takuar Cristianon. Çdokush e di se ai është një lojtar fantastik. Por United nuk është vetëm Ronaldo, ata kanë lojtarë si Wayne Rooney, Nani dhe shumë të tjerë që janë të mirë", ka thënë Robinho. "Manchester United është një ekip i shkëlqyeshëm. Fitoi Premierligën dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, por futbolli është 11 kundër 11 dhe asgjë nuk është e sigurt. Di për rivalitetin në qytet dhe çfarë do të thotë kjo ndeshje për tifozët dhe shpresoj të fitojmë", ka shtuar braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›