E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë më të lumtur se të moshuarit? Teori e dyshimtë!

Të rinjtë janë të lumtur dhe të moshuarit të trishtuar? Një studim i ri vë në pikëpyetje gjithë këtë. Dhe jo ndonjë i apasionuar nga filozofia antike, ose nga kulturat ekzotike, por nga dokumente të studimeve shkencore, të cilat kanë gjetur hapësirë në prestigjozen Washington Post. Në artikull janë bashkuar kërkime të ndryshme që rrëzojnë thënien e vjetër “i riu nuk është vetëm i bukur, por edhe i kënaqur dhe të moshuarit plot vese”.

Studimet Më e rëndësishmja është General Social Survey, një kërkim i  bazuar mbi intervista e telefonata në 50 mijë shtetas në Shtetet e Bashkuara. Ai ofron një imazh për evolucionin për kuptimin e lumturisë të të anketuarve, nëpërmjet një pyetje me tre përgjigje të mundshme:  “je shumë i lumtur, mjaftueshëm ose aspak”.Një nga rezultatet më befasuese të kërkimit ishte që më të moshuarit janë mesatarisht më të lumtur se të rinjtë.  Analizat e detajuara të rezultatit përjashtojnë mundësinë që të moshuarit e sotëm janë më të lumtur se fëmijët e tyre, sepse janë edukuar që të kënaqen më pak. Në fakt 65-vjeçarët që thonë se janë të lumtur tani nuk janë përgjigjur gjithmonë në të njëjtën mënyrë, kur përgjigja është bërë para disa vjetësh. Pra, duket se përparimi në moshë është variabël që vendos përgjigjen e tyre.    PunaJo vetëm. Një studim tjetër nxjerr në dritë një tjetër stereotip që ‘gozhdon’ 70-vjeçarët që punojnë vetëm se janë të detyruar nga vështirësitë financiare. Në të kundërt, duket se 65-vjeçarët vazhdojnë të punojnë sepse duan punën që bëjnë dhe kështu marrin më shumë kënaqësi kundrejt të rinjve të motivuar përgjithësisht nga ankthi për t’u afirmuar.

Depresioni Mbetet një kundërshtim: është provuar shkencërisht që të moshuarit janë më depresive se të rinjtë. Por, edhe kjo ngushëllohet me lumturinë e të moshuarve, sipas ekspertëve, që lidhet me faktin se kjo kategori përjeton emocione pasive pozitive( si përshembull qetësia) dhe shumë më pak emocione aktive negative( si përshembull inati). Në përgjithësi mes të moshuarve janë më të dukshme emocionet pozitive dhe më të pakta ato negative. Në këtë kuadër depresioni do të shfaqet pasiv. Sipas Catherine Ross, nga 'Università del Texas ad Austin, arsyeja pse të moshuarit kanë një nivel të lartë depresioni nuk shpjegohet me një nivel të lartë të emocioneve negative, por me një nivel të lartë pasiviteti. Trishtimi është i lidhur me tepër me një problem energjie sesa emocionesh. Si përfundim miti që rinia ose mosha e të pjekurve janë periudhat më të lumtura të jetës nuk duket se është i vërtetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›