E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bentler: FSK ka arritur kapacitetet fillestare

Vendimi i zinxhirit komandues të NATO-s është marrë pas sugjerimit të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, i cili ka dalë pas stërvitjes së pjesëtarëve të FSK-së në operacionin “Luani i Shkathët”.

Sipas vlerësimit, pjesëtarët e FSK-së gjatë kësaj stërvitjeje kanë shënuar rezultate të mira në disa kapacitete të saj, në deminim, kërkim-shpëtim, zjarrfikje e operacione të tjera, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Presidenti Sejdiu e ka quajtur këtë një ditë me peshë të veçantë për Republikën e Kosovës. “Vendimi për vlerësimin se Forca e Sigurisë e Kosovës ka arritur Kapacitetet Fillestare Operacionale është një lajm i madh për Kosovën. Një e arritur e madhe, edhe me ndihmën e KFOR-it”, i tha presidenti Sejdiu komandantit Bentler, pas pranimit të vlerësimit për FSK-në.

Edhe me këtë rast, Sejdiu shprehu falënderimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve dhe të popullit të Kosovës për forcat e KFOR-it.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›