Thaçin dhe Haradinajn i “bashkon” Nata e Kadrit
Dy rivalët më të mëdhenj politikë në Kosovë kanë folur dhe i kanë buzëqeshur njëri-tjetrit në një hotel të Prishtinës për më shumë se gjysmë ore, për herë të parë që nga viti 2004. Në ndeja të ndryshme jozyrtare, Thaçi e Haradinaj sikur janë marrë vesh t’i rrinë larg njëri-tjetrit brenda një perimetri të caktuar.
Por atë që se bënë ambasadorë e misionarë të tjerë, e bëri Myftiu Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai mbrëmë ka shtruar një iftar për liderët e Kosovës dhe në tavolinën kryesore ai ka zënë vend në mes të rivalëve, Thaçit e Haradinajt.
Kështu, prej natës së mbrëmshme, këta dy i kanë shtuar albumit të tyre edhe një fotografi të rrallë. Ndeja Thaçi-Haradinaj erdhi në ditën kur stafi në partitë e tyre, sikur edhe te të tjerat, vlonte duke plotësuar formularë me të dhëna të kandidatëve të cilët deri para mesnatës duhej të dorëzohej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. (GE/start)