E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu dhe Hyseni në Nju Jork për të lobuar për njohjet

Ata do të mbajnë takime me liderë dhe zyrtarë të shumë vendeve, takime këto të aranzhuara dhe të ndërmjetësuara, ashtu si edhe vjet, nga Misioni Amerikan dhe nga Misioni i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Sesioni i 64 i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do t’i zhvillojë punimet në debatin e përgjithshëm nga 23 deri më 30 shtator në një sesion ku pritet të marrin pjesë mbi 100 burrshtetasë, mbretër, dhe kryeministra si dhe dhjetëra ministra të jashtëm të të gjitha vendeve anëtare dhe nga të gjitha kontinentet, me c’rast përvec sigurisë botërore dhe paqes, folësit do të debatojnë dhe diskutojnë reformën e Kombeve të Bashkuara dhe për ndryshimet klimatike.

Java e parë në New York kur në Asamblenë e Përgjithshme pritet të flasin liderët e pothujase të gjitha vendeve të botës, do të jetë poashtu e ngjeshur edhe me shumë takime bilaterale, konferenca e minisamite. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu bashkë me ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni, që pritet të vijnë pas 20 shtatorit, nuk do t’i drejtohen me një fjalë Asambles së Përgjithshme për arësye se Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo ata do të mbajnë takime me liderë dhe zyrtarë të shumë vendeve, takime këto të aranzhuara dhe të ndërmjetësuara, ashtu si edhe vjet, nga Misioni Amerikan dhe nga Misioni i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Në përpjekje për njohje nga më shumë vende të pavarësisë së Kosovës, lobimi nga Sejdiu dhe Hyseni do të zhvillohet kryesisht korridoreve të ndërtesës së Kombeve të Bashkuara përmes takimeve bilaterale dhe konferencave.

Orientimi kryesor i diplomacisë kosovare gjatë kësaj kohe ka qenë njohja regjionale nga vendet e Amerikës Latine dhe nga vendet anëtare të Konferencës Islamike, që përbëjnë numrin më të madh të vendeve të bashkuara qoftë rreth një filozofie apo gjuhës dhe fqinjësisë, e të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (rtk/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›