Bento beson në kualifikim

Paulo Bento beson se Portugalia mund të kualifikohet në Botërorin ‘Brazili 2014’, përkundër barazimit zhgënjyes 1:1 ndaj Irlandës së Veriut në Estadio Do Dragao.
Helder Postiga i barazoi shifrat për portugezët pas avantazhit të mëhershëm të Niall McGinn, por kjo ishte e pamjaftueshme për Ronaldon me shokë.
“Unë ende besoj se do të jemi në Brazil më 2014. Jemi të pakënaqur, sepse është dashur t’ua rikthenim gëzimin portugezëve. Shpresojmë që në ndeshjet e radhës t’u kthehemi fitoreve. Është rezultat i keq për ne”, tha selektori portugez.
Portugalia është e treta në Grupin F prapa Rusisë dhe Izraelit.