E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montolivo lëvdon Balotellin

Riccardo Montolivo e ka lëvduar Mario Balotellin, pas fitores 3:1 të Italisë ndaj Danimarkës, në kualifikimet për Botërorin 2014.

Sulmuesi i Manchester Cityt i ndihmoi Azzurrët me gol që t’i fitojnë tri pikë.

“Balotelli ishte thjeshtë magjik, kur mbeti pa përkrahjen e Osvaldos. Ai i punësoi mbrojtësit danez i vetëm. E ruajti mirë topin, i pranoi mirë topat e gjatë dhe e ndihmoi jashtëzakonisht ekipin. Nëse ky është Mario Balotelli i vërtetë, atëherë ne kemi një të ardhme të ndritshme përpara”, theksoi mesfushori i Milanit, që po ashtu shënoi gol.

Italia aktualisht është e para në Grupin B me 10 pikë nga 4 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›