PSG ia mësyn Neymarit

Paris Saint Germaini nuk e ka ndërmend të ndalet, sa u përket përforcimeve.
Pasi transferoi në Francë lojtarë të kalibrit të Ibrahimovicit, Thiago Silvas, Lavezzit etj, klubi i miliarderëve arabë ia ka vënë syrin edhe një super talenti.
Bëhet fjalë për brazilianin Neymar. Sipas Skysports, gjiganti francez ka bërë gati 45 milionë euro plus kartonin e Nenes, për ta bindur Santosin që ta lirojë yllin e vet.
Mirëpo, PSG duhet ta mposht konkurrencën e dy gjigantëve spanjollë Real Madrid dhe Barcelona, që janë interesuar për 19 vjeçarin. Ky i fundit ka thënë se dëshiron të mbetet në Brazil deri në vitin 2014, kur të përfundojë Botërori.