E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ riperllogarit afatin e fundit per listat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, riperllogarit afatin e fundit te dorezimit te listave te kandidateve, te partive per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Pas nje gabimi te bere ne llogaritjen e diteve per te percaktuar afatin e fundit per dorezimin e emrave te kandidateve per partite, kjo date nuk eshte me 18 por 19 maji. Gabimi eshte bere ne perllogaritjen e muajit maj, qe ne llogaritjen e meparshme te diteve me pare eshte llogaritur si muaj me 30 dite, nderkohe qe ky eshte muaj eshte me 31 te tilla. Ky Zedhenesi i Komisioni Qendror te Zgjedhjeve, Leonard Olli, tha dje ne nje prononcim per "Koha Jone" se "ne nje riperllogaritje te bere nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dita e fundit e dorezimit te listave eshte shtyre me nje dite, pas nje gabimi te bere ne llogaritjen e muajit, i cili eshte marre me 30 dite, ndersa eshte me 31". Ky afat i vendosur eshte bere i ditur per partite politike vetem keto dite, por qe nuk do te ndikoje ne punimet e tyre per dorezimin e listave. Partite politike shpeshhere ne afatet e vendosura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, te percaktuara ne Kodin Zgjedhor, nuk eshte se kane qendruar te perpikte ndaj afateve. Ne rast te mosrespektimit te tyre, institucioni i pergatitjes se zgjedhjeve nuk pranon dhe miraton kerkesa te bere nga parti te ndryshme, ne rast te shkeljeve te afateve. Rruga e vetme e cila mund te coje ne nje pranim te kerkeses, eshte dergesa e kesaj kerkese ne Kolegjin Zgjedhor. Ky vendim eshte i formes se prere dhe nuk diskutohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndersa diten e sotme, priten mbledhjet e kryesive te partive kryesore per miratimin e listes se kandidateve.

D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›