England: Merita per NATO-n, i takon edhe ish-ministrit Mediu
Partia Republikane vendosi dje te mbaj nje takim special ne kuader te arritjes se Shqiperise, per t'u bere pjese e NATO-s dhe te ardhmes se saj drejt Bashkimit Evropian. Pervec pjesemarrjes se drejtuesve kryesore te PR-se, te ftuar special ne takimin e titulluar "Sot NATO... neser BE", ishin edhe ish-zevendes Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Gordon England dhe ish-ministri i Mbrojtjes se Maqedonise, Lazar Elenovski. Te ftuarit special vleresuan se anetaresimi i Shqiperise ne NATO, erdhi si rezultat i reformave te vazhdueshme te qeverise, si ne fushen civile ashtu edhe ate ushtarake. Ne fjalen e tij, England theksoi se nje kontribut te vecante ne kete anetaresim, kishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, kryetari i PR-se, Fatmir Mediu. "Te gjithe e dime se te jesh nje vend anetar i kesaj aleance nuk eshte aspak e lehte, por une mendoj se Mediu e realizoi me se miri, endrren e madhe qe ju kishit, duke zbatuar me rigorozitet te gjitha reformat e kerkuara, ndaj une them se nje pjese e madhe e kesaj merite, i takon atij dhe punes kembengulese te tij", deklaroi ish-zv/Sekretari Amerikan i Mbrojtjes. Po keshtu edhe ish-ministri i Maqedonise, Lazar Elenovski, deklaroi se Mediu kishte bere nje pune shume te mire ne rolin e tij si minister i Mbrojtjes dhe per kete arsye, kjo pune duhet te jete nje shembull i mire per funksionaret e vendeve, te cilet ende nuk jane pjese me te drejta te plota ne NATO. Ne fjalen e tij, ish-ministri i Mbrojtjes, deklaroi se NATO ishte rezultat i punes dhe reformave te vazhdueshme dhe nuk mund te konsiderohet si e falur, nga askush. Ne kete kuader, Mediu i ftoi qytetaret te votonin qeverine aktuale, e cila kishte si projekt te saj kryesor tashme, anetaresimin ne BE.