E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj: Iki nga PD dhe politika

Fatjona Mejdini

Ish-Ministri i Jashtem, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike, Besnik Mustafaj u terhoq dje nga politika, si pasoje e pakenaqesive ne lidhje me garen per kryetarin e PD-se ne Tirane. Ne nje deklarate per mediat, Mustafaj deklaroi se do te terhiqet momentalisht nga politika, si rrjedhoje nga te gjitha funksionet partiake dhe legjislative qe gezonte si deputet i partise me te madhe te mazhorances. Po keshtu ne kuader te ketij largimi deputeti i Tiranes, Besnik Mustafaj nuk do te jete me pjese e listave te Partise Demokratike, tashme qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare jane ne prag. Ne deklaraten e tij per mediat, Mustafaj tha se terheqja nga gara per kryetarin e PD-se ne kryeqytet, kishte ardhur sepse ne kete konkurrim sipas tij, nuk kishte mbetur asnje element i pacenuar. "Une kam pasur nje shprese te fundit se nje norme, nje standard i kesaj gara do te plotesohej, se ky moment historik per PD-ne e Tiranes, do te kishte tiparet e nje gare. Tani mund te them me keqardhje te thelle se nuk ka asnje element te tille", deklaroi Mustafaj, duke shtuar se kjo terheqje nga gara, vinte per arsye parimore. Mustafaj, si pasoje e kesaj terheqje nga jeta politike, do te vazhdonte me projektet e tij ne perputhje me ate cfare dinte te bente me mire. Por sipas deputetit te PD-se, asgje nuk mund te ishte e parevokueshme ne lidhje me marredheniet e tij me politiken.

Sipas Mustafajt, ekzistonte mundesia e nje rikthimi ne polike ndoshta pasi te kalonin kater vite, qe perkojne edhe me nje mandat tjeter qeverie. "Fjala "kurre" nuk eshte ne projektet e mia, te cilat ju them qe nuk jane politike. Do te rikthehem, ndoshta pas 4 vjetesh. Pas 2013-es, une do kem moshen qe ka pasur Berisha ne vitin 1999, kur ne si PD, lancuam levizjen "Nje fillim te ri", deklaroi Mustafaj per mediat, duke e lene te hapur opsionin per t'iu rikthyer perseri politikes.

Deklarata e Berishes pro Bumcit, ndezi reagimin

Ish-Ministri i Jashtem, Besnik Mustafaji kishte paralajmeruar qe ne rast se do te shkelej statuti, per sa i perket mbajtjes se zgjedhjeve per PD-ne e Tiranes, ai do te terhiqej jo vetem nga gara, por edhe nga politika. Pakenaqesite e deputetit te Partise Demokratike ne lidhje me garen e PD-se per kryetarin ne Tirane, nisen qe ne momentin kur kryeministri, njekohesisht kryetari i PD-se, Sali Berisha e cilesoi kandidaturen e deputetit Aldo Bumci, ne garen per kryetarin e PD-se, si te shkelqyer. Kaq mjaftoi dhe deputeti i Partise Demokratike, Mustafaj te deklaronte ne media te ndryshme qe parimi i paanshmerise se gares eshte i cenuar dhe per pasoje eshte shkelur edhe statusi i Partise Demokratike. Por Mustafaj vendosi ta bente publike kete terheqje, vetem nje dite perpara se te mbahej Kuvendi i Tiranes, ku pritet edhe zgjedhja e kryetarit te ri per kryeqytetin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›