Benz-i ne shpejtesi perplas biciklistin,
Lezhe- Nje aksident i rende automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme ne aksin e vjeter rrugor Milot-Lezhe. Burime te policise bejne te ditur se ngjarja u shenua ne oren 16:10, ne afersi te shkolles mesme te fshatit Zejmen te Lezhes. Automjeti tip "Benz", me targa LE 8219 A, qe drejtohej nga Tonin Pergega, ka perplasur 50 vjecarin Dede Paloka, i cili udhetonte me nje biciklete. Sipas policise, e cila ka mberruitur menjehere ne vendin e ngjarjes, duke shoqeruar edhe drejtuesin e mjetit, mendohet se shkaka i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe, si dhe prerja e menjehershme e rruges nga drejtuesi i bicikletes, Dede Paloka. Shume prane vendngjarjes eshte ndodhur dhe nje patrulle e Policise Rrugore, e cila ka derguar me nje makine te rastit Paloken ne spitalin e Lezhes, ne gjendje te rende shendetesore. Nderkohe qe mjeket e ketij spitali po e mbajne ne terapi intensive Paloken, I cili ka pesuar fraktura te renda ne pjese te ndryshme te trupit. Mbremjen e se shtunes, ne aksin Lac-Lezhe, dy mjete tip "Benz" u perplasen ne shpejtesi, duke shkaktuar vdekjen e nje 17 vjecari qe udhetonte me dy shoke te tjere dhe plagosjen e gjashte te tjereve, mes te cileve kater anetare te nje familjeje.
A.Bushi
A.Bushi