E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema, i lumtur në Real

Menaxheri i Karin Benzemas ka theksuar se reprezentuesi francez është i lumtur në Real Madrid dhe nuk dëshiron të largohet gjatë verës.

Gjiganti italian Milan thuhej se ka shprehur interesim për 22 vjeçarin, mirëpo Karim Djaziri ka insistuar se klienti i tij është i lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe nuk planifikon të largohet pas vetëm një sezoni të kaluar në La Liga.

“Benzema do të mbetet në Real Madrid sepse është shumë i lumtur në Spanjë. Milan? Nuk kam dëgjuar asgjë prej tyre dhe Karim synon të mbetet në Madrid”, tha Djaziri për Tuttomercatoweb.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›