Tirana në garë filmike

Nëse qëlloni të jeni në Shqipëri gjatë muajit qershor atëherë jo vetëm që mund të bëni plazh por shansi i juaj po ofrohet edhe për diçka tjetër.
Në këtë muaj fillon një garë e pazakontë ku për 48 orë ekipe të ndryshme do të realizojnë një film. “48 orë film projekti është një vikend i trentë dhe pa gjumë, ku ju dhe ekipi i juaj do të realizojnë një film”, thuhet në njoftimin zyrtar të ueb faqes. Gjatë 48 orëve, ju duhet të shkruani, filmoni, dhe përfundoni filmin. Ata të cilët janë të interesuar të shikojnë më shumë atëherë mund të klikojnë në http://www.48hourfilm.com/tirane/.
Filmat e realizuar do të shfaqen në teatër një javë pas realizmit të filmit. Tirana me këtë projekt është futur në rrjetin e shteteve ku filmi fitues do të garojë për garën e madhe.
“Gjatë vitit 2009, më shumë se 40,000 mijë filmaxhinj i kanë realizuar më shumë se 3,000 mijë filma në 76 qytete. Këtë vit jemi edhe më të mëdhenj pasi me flimaxhinjtë rreth e rreth botës po sfidojmë veten të realizojmë film për 48 orë”, thuhet në ueb faqe.
Misioni i “The 48 Hour Film Project” thuhet të jetë avancimi i filmit dhe promovimi i atyre që i realizojnë këto filma ndërsa koha e shkurtër prej 48 orësh, do ta tregojë edhe kreativitetin e atyre që garojnë. Historia e këtij organizmi ka filluar në vitin 2001 në shumë qytet të SHBA-ve. Ekipi më i vogël ndonjëherë që ka marrë pjesë në këtë garë është përbërë nga vetëm një person ndërsa ekipi më i madh përbëhej prej 116 personave dhe 30 kuajve.