Benzema i vërtetë

Forma e mirë e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema i ka sjell atij lëvdata nga trajneri Jose Mourinho.
Benzema kishte shënuar vetëm tetë gola në 27 ndeshje, pas transferimit në klub më 2009 nga Lyoni. Por, ai ka realizuar gjashtë herë në nëntë takime të këtij sezoni, pas 15 golave nga 33 ndeshje të edicionit të kaluar.
Mourinho është shprehur i lumtur me avancimin e francezit. “Mendoj se Benzema është përmirësuar në çdo aspekt, Ai tani e kupton më mirë lojën. Për mua, Benzema i vërtetë luan për Real Madridin”, tha Mourinho për Telefoot.