E Diel, 1 Nëntor 2026

Benzema kushton 100 mln euro

"Sulmuesi i Lionit, Karim Benzema, kushton 100 milionë euro," - ka deklaruar dje presidenti i Lionit, Zhan-Mishel Olà. Sulmuesi i kombëtares franceze e rinovoi kontratën e tij me klubin kampion të Francës në fillim të sezonit të kaluar. Ai është i lidhur me Lionin deri në verën e vitit 2013. Benzema kërkohet nga klubet më në zë të Europës, por ai që synon ta marrë duhet të thyejë rekordin e transferimeve. "Kemi firmosur një kontratë me Benzeman deri në vitin 2013 dhe duhen 100 milionë euro për ta prishur atë, - tha Olà gjatë mbledhjes së bordit drejtues. Synimi ynë është të fitojmë Championsin me Benzeman në ekip. Kemi një projekt të fortë, që ndërthuret edhe me ndërtimin e një stadiumi të ri." Benzema doli golashënuesi më i mirë në edicionin e kaluar të Ligës 1 me 20 gola. Në këtë sezon ai ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›