Ferguson: Kristiano Ronaldo do të largohet si hero
Telenovela e verës, ku ka qenë protagonist Kristiano Ronaldo, "i ndarë" mes Realit të Madridit dhe Mançester Junajtid, ka marrë fund, falë këmbënguljes së Aleks Ferguson. Trajneri ka deklaruar se ka qenë ai që e ka bindur portugezin të refuzojë, për momentin, një largim të tij nga "Old Traford": "Kam nënvizuar se ishte më mirë për atë, nëse do të hiqte dorë, ashtu siç bëri Erik Kantona, në një moment kur mund të shijojë dashurinë e tifozëve dhe të trajtohet si hero i vërtetë". Sër Aleks Ferguson është i kënaqur nga rikthimi në fushë i portugezit, pas një kohe të gjatë mungese. "Asi" i mesfushës është rikthyer në ndeshjen e "Carling Cup" kundër Midëllsbrou. Ronaldo ka shënuar golin e parë, duke mirëpritur edhe duartrokitjet e atyre tifozëve që në verë nuk i kanë marrë aspak mirë deklarat për dëshirën e tij për një largim drejt Realit të Madridit. "Mendoj se Kristiano e ka pranuar faktin se në këtë pikë të karrierës Mançesteri është vendi i duhur për të, - tha Ferguson. - Futbollistët e Europës Jugore, në një moment të caktuar, të gjithë dëshirojnë të luajnë për Realin e Madridit apo për Barcelonën,ka shpjeguar skocezi. - E kuptoj fare mirë se çfarë ka menduar ai në ato momente, kur tha se dëshironte të shkonte te Reali i Madridit." Një tratativë që më pas nuk është realizuar, për shkak të refuzimit absolut nga klubi anglez. "Kur biseduam së bashku, e pranoi faktin që transferimi do të kryhet në të ardhmen.shtoi Ferguson.I bëra të ditur se sa mirë do të ishte të hiqte dorë, ashtu si Erik Kantona, i cili u vlerësua shumë nga tifozët, që edhe sot e kësaj dite e vlerësojnë shumë. Tifozët ende çmenden pas Kantonasë dhe unë i thashë Kristiano: "Largohu si hero, siç bëri Erik! Ai një ditë do ta bëjë, por akoma nuk kemi arritur në atë moment".