E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema, sulmuesi ideal për tifozët madrilenë

E përditshmja spanjolle “AS” ka hapur një sondazh me lexuesit e saj duke i pyetur në lidhje me sulmuesin që do të donin të mbërrinte te Real Madrid këtë verë. Ditët e fundit po flitet shumë për një kalim të Zlatan Ibrahimoviç te “Los Blancos”, dhe pavarësisht mos-dëshirës së Ancelottit sipas asaj që raporton sot gazeta klubi ka filluar punën.

Por bashkë me suedezin Reali po punon edhe për pistën Luis Suarez, për të cilin para pak minutash Arsenal ofroi plot 40 milionë euro.

Por sipas tifozëve madrilenë, sulmuesi ideal për skuadrën do të ishte një prej dy lojtarëve aktualë: Benzema dhe Morata, të cilët kanë edhe numrin më të lartë të votave. Pas tyre vjen Ibrahimoviç, Jese, Aguero, Suarez, ndërsa Rooney ka marrë një numër të vogël votash.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›