E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzi përplas motokarron, një i vdekur, një i plagosur

LEZHE-Një aksident me pasojë vdekjen u shkaktua sot pasdite në aksin Lezhë Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Balldre kur Benzi me targa SH 1836 D përplasi një motokarro.
Si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme Ervis Agushi 27 vjec, ndërsa u plagos shtetasi Fabio Sinani, 14 vjec. Viktima dhe i plagosuri po udhëtonin se bashku me motokarro.

Policia në vendgjarje po heton shkaqet e aksidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›