Kosovë-Serbi, hapa konkrete, më 26 dhjetor lëvizja e lirë
PRISHTINË- Kosova dhe Serbia kanë bërë hapa konkretë drejt zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe automjeteve.
Dy palët njoftojnë se zbatimi do të fillojë më 26 dhjetor, ashtu siç është parashikuar. Qeveria e Serbisë të enjten miratoi edhe rregulloren për mënyrën e kalimit të “pikave administrative”.
Dialogu pritet të vazhdojë në mes të janarit. Qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë nga e hëna mund të lëvizin lirshëm në të dyja anët e kufirit vetëm me letërnjoftim.
Kjo është koha e paraparë për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për lëvizjen e lirë mes dy vendeve. Përpos përgatitjeve të Kosovës, edhe pala serbe ka lëvizur në drejtim të krijimit të kushteve për zbatimin e konkluzioneve të arritura në Bruksel.
Kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë. “Janë bërë të gjitha përgatitjet, madje edhe në kuadër të dialogut janë konfirmuar të gjitha përgatitjet”,- është shprehur Tahiri.
(el.me/BalkanWeb)