E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vrasja e shqiptarit me të birin, 6 të arrestuar

Policia arrestoi pesë persona nga Messenia dhe një nga Athina, ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar, ndërsa të tjerët janë me kombësi greke. Ata njihen si anëtarë të grupeve kriminale të drogës, ku shpesh bëjnë edhe shantazhe për të përfituar.

Policia greke dyshon se urdhëruesi i vrasjes është shtetasi Vasilis Varelas, i dënuar më parë për vrasje dhe trafik droge, ndërsa autori i krimit dyshohet të jetë shqiptari.

Gjatë operacionit për kapjen e të dyshuarve, policia gjeti sasi droge, 2 pistoleta, dhe 4500 euro.  Policia helene thotë se për 29 vjeçarin shqiptar ishte lëshuar në vitin 2008 një urdhër arresti për vrasjen në atë vit të Sotiri Psihopaidha. Vrasja dy shqiptarëve, atë e bir ndodhi rreth një muaj më parë, ngjarje e cila shokoi opinionin publik grek. /Start/

                                                                                             2011-12-23 11:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›