Moti i ftohtë, paralizohen dhjetëra rrugë në vend

Në shumë rrugë, kalimi është thuajse i pamundur, ndërsa është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve në akset nacionale
Qarku Korçë
Qafë-Thanë, Grabovicë, Qafë-Plloçë, Korçë-Kapshticë, por edhe në Llogara. Policia këshillon evitimin e kalimit në Qafë-Qarr, pasi ka prani të shumta akulli. Në Korçë vazhdojnë të jenë të bllokuara komuna si Dardha, Vithkuqi, Lekasi dhe Mokra.
Qarku i Shkodrës
Në zonat e Malësisë së Madhe, qarkullimi thuajse është i pamundur, ku të bllokuara janë akset Tamar-Vermosh, Bogë-Theth, rruga e Malit të Shoshit. Në Vermosh rreth 2 mijë banorë janë të izoluar nga bora, rreth 500 të tjerë në Dukagjin ku trashësia e borës ka kaluar 1 metër
Qarku i Dibrës
Edhe në Qarkun e Dibrës, situata është thuajse e njëjtë, ku probleme hasen në komunat Qafë-Buall, Fushë-Bulqizë e Maqëllarë. Në Dibër mbeten të izoluara komunat Lurë, Kala e Dodës e Sllove.
Qarku i Gjirokastrës
Disa komuna në Gjirokastër, prej më shumë se dy ditësh janë pa energji elektrike për shkak të problemeve të shkaktuara nga moti i keq. Lagjet e këtij qyteti si Dunavat, Gërhot si dhe komunat Cepo, Picar, Idrie, Lunxhëri, Dropull, Antigone etj, edhe pse janë pagues të rregullt të energjisë elektrike janë të detyruar të bashkëjetojnë me errësirën.
Në këto komuna për shkak të mungesës së energjisë dhe vështirësive në qarkullim nuk zhvillohet mësim. Megjithëse situata energjetike në rrethin e Gjirokastrës është alarmante, nga ana e CEZ nuk është bërë ndonjë njoftim zyrtar se kur mund të rikthehet energjia,përkundrazi në zyrat e këtij institucioni qytetarët largohen të mashtruar./Start/
2011-12-23 13:31