Sarandë, goditet banda kriminale, 8 në pranga

Banda kishte në përbërjen e saj më shumë anëtarë, por disa prej tyre janë arrestuar tashmë dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Tetë persona u arrestuan mëngjesin e sotëm, pas një hetimi disa mujor.
Nga operacioni janë arrestuar shtetasit, Armando Zholi, 21-vjeç, Artan Prenga, 19-vjeç, Sildjon Sulejmani, 20-vjeç, Zef Prenga, 52-vjeç, Sentjon Lame, 24-vjeç ,Y K, 17-vjeç, O. A, 16-vjeç, si dhe K. R, 15-vjeç. Grupi kriminal ishte formuar në vitin 2009, kryesisht duke kryer grabitjen biznesesh, automjetesh dhe banesa.
Në vitin 2010, nga një operacion i koduar “Fshesa”, u arrestuan shtatë pjesëtarë të kësaj bande, të cilët në atë kohë ishin akuzuar për të paktën 20 grabitje dhe vënien e një sasie tritoli në stadiumin e qytetit. Pas dolën nga burgu, disa prej pjesëtarëve të bandës e nisën sërish aktivitetin, tashmë në shënjestër ishin makinat e ish-drejtuesve të policisë së rrethit, që kishin organizuar operacionin e arrestimit të dy viteve më parë. /Start/
2011-12-23 11:14