Vlorë, bllokohet 60 kg drogë në port

Lënda narkotike ishte fshehur në një kamion që po nisej në drejtim të Italisë.
"Lënda narkotike që kishte si destinacion Italinë u kap në port dhe ishte fshehur në një kamion, që ishte drejtuar për në Itali me një nga tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi, që drejtohej nga 30 vjeçari nga Vlora Altin Deromema, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës", tha burime zyrtare të policisë lokale.
Lënda narkotike e llojit kanabis sativa ishte paketuar dhe vendosur në pjesën e sipërme të një kamioni tip "Iveco" me targa AA 312 AD, që u kontrollua në momentin kur do të kalonte traun e doganës.
Drejtuesi i kamionit Altin Deromema, që shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ishte përpjekur t’u shmangej uniformave blu, ndërkohë që efektivat e antidrogës dhe të policisë kufitare të portit kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm, duke e zbuluar lëndën narkotike në pjesën e sipërme të kamionit. Policia shoqëroi edhe bashkëshorten e Deromemës, ndërsa po heton për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje. /S.Ll/Start/
2011-11-02 13:41