E Diel, 1 Nëntor 2026

“Varr” në det për tetë marinarët turq

Burime nga Kapiteneria e Portit të Durrësit, bënë me dije se që prej ditës së djeshme janë bërë përpjekje për filmimin në ujë të anije, por rrymat e forta detare e kanë penguar këtë proces.

Dy specialistë nga Turqia, si dhe babë e bir Thoma dhe Erald Berberi nga Durrësi, u nisën mëngjesin e së martës në bordin e motopeshkatores "Dy vëllezërit". "Anija "Reina 1" është mbytur në një zonë detare me thellësi 90 metra dhe në një distancë prej 32 km larg portit të Durrësit-vijoi më tej Thoma Berberi.

Megjithëse e bllokuar me tre spiranca motopeshkatorja nuk mund të qëndronte në të njëjtin vend për shkak të rrymave shumë të fuqishme detare, çka nuk e lejoi robotin me kamera nënujore të zbriste në zonën e përcaktuar si vendndodhja e anijes tregtare me gjatësi 78 metra dhe kapacitet 3400 ton.

Anija turke "Reina 1" u përplas fatalisht dhe u mbyt në pak minuta pas përplasjes me tragetin "Ankara", që po lundronte nga Durrësi drejt Barit (Itali) orët e vona të natës së 20 tetorit. Për afro 10 ditë një grup anijesh ushtarake shqiptare, një helikopter si dhe anija turke "Barbaros" kërkuan pa sukses për gjetjen e trupave të marinarëve të mbytur. /Start/

                                                                                             2011-11-02 13:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›