Tenderi për xhaminë e Athinës, në fund të nëntorit

Mirëpo, vështirësitë financiare thuhet se kanë detyruar autoritetet të lënë në baltë planet për ndërtimin e një xhamie të re në kryeqytet, pasi Greqia e mbytur në borxhe varet nga një fond shpëtimi qindra miliarda dollarësh i Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Tanimë plani ka ndryshuar. Qeveria greke nuk mendon më të ndërtojë një xhami të re, por të rikonstruktojë një godinë ekzistuese në një bazë detare të shpërbërë në Elonas, në Athinën Perëndimore.
Godina 575 m2 planifikohet të ketë dy sallone të ndara nga njëri-tjetri. Raporti flet për një dizajn minimalist, teksa xhamia planifikohet të mos ketë as minare e as motive të tjera islame.
Kostoja e projektit mendohet të arrijë në 750 mijë euro, dhe do të financohet nga Ministria e Edukimit dhe Fesë.
“Shpresojmë që tenderi për projektin në shpallet më e vona në fund të këtij muaji”, tha për “Kathimerinin”, Yiannis Economidis, sekretar i përgjithshëm për punët publike.
Sipas të dhënave shtetërore në Greqi jetojnë mbi 500 mijë myslimanë, 200 mijë prej të cilëve në Athinë. Për lutje ata përdorin xhami të improvizuara në bodrume, apartamente, dyqane ose kafene.
Presioni mbi qeverinë greke për ndërtimin e një xhamie në Athinë ka ardhur duke u rritur. Athina është kryeqyteti i vetëm në Evropë pa xhami.
/Start/F. Prroni/
2011-11-03 10:03