OPEC: Kerkesa globale per nafte, ne renie
Kerkesa globale per nafte edhe kete vit do te jete ne nivele te uleta, cka do te reflektoje ne cmime te uleta te karburanteve ne tregun nderkombetar. Organizata e Vendeve Eksportuese te Naftes (OPEC), ka deklaruar se gjate vitit 2009 do te kete nje renie ne masen 1.8 % te kerkeses per nafte. Si pasoje e kesaj, te ardhurat do te bien me mbi 50 %. Sipas Organizates Nderkombetare te Energjise, ne vitin 2010 do te kete nje rritje te arketimeve me gati 14 %, rritje kjo qe do t'i dedikohet permiresimit te kushteve te ekonomise dhe rritjes se kerkeses, e cila do te coje edhe ne nje rritje te cmimeve te tregtimit. Nafta dhe gazi plotesojne 60% te nevojave te njerezimit per energji. Parashikohet qe kerkesa per energji te rritet mbi 50% deri ne vitin 2030, nese ekonomia globale nuk kalon krize, kryesisht per shkak te industrializimit te Kines dhe Indise dhe shtimit te popullsise. Nje nga ekspertet e njohur te energjise eshte Dieter Helm, nga Universiteti i Oksfordit. "Menyra me e mire per ta trajtuar ceshtjen e sigurise se energjise dhe nese kerkesa perputhet me oferten, eshte qe mos shohim nese ka energji te mjaftueshme, sepse sigurisht qe ka, por nese kjo energji sigurohet me nje kosto qe mund te perballoje jeten e industrializuar".