E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastravecet e infektuar shkaktuan viktimat ne Gjermani

Është e paqartë nëse kastravecët ishin të infektuar nga ndonjë burim apo ishin transit. Numri i të vdekurve në Gjermani nga një shpërthim i E.coli (bakterie), shkaktuar nga tranguj të infektuar është rritur në të paktën 10 persona.

Trangujt mendohet se janë importuar nga Spanja, ndërsa ishin të kontaminuara me E.coli, i cili u shkaktoi sëmundje njerëzve me sindromin hemolitik-uremic (HUS). Mjaft persona të tjerë kanë deklaruar se kanë pasur këtë sindromë. Zyrtare të Republikës çeke thanë se kastravecët mund edhe të jenë eksportuar atje, si dhe në Austri, Hungari dhe Luksemburg. Por cilat janë moshat në rrezik nga ky sindrom.

Forma agresive e E.coli është e njohur për ndikimin që ka në dëmtimin e veshkave dhe të sistemit nervor. Shumica e rasteve të personave të vdekur janë përreth zonës se Hamburgut. Qendra Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollit në Sudei tha se ky shpërthim ishte sindromi një ndër më të mëdhatë e përshkruara në Gjermani.

Ndërsa rastet hemolitik-uremic janë vërejtur zakonisht te fëmijët nën pesë vjeç, por një përqindje është rritur me superioritet dhe tek femrat. Raste të tjera janë raportuar edhe në Suedi, Danimarkë, Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Por një shkencëtar nga universiteti Munster, Helge Karch, paralajmëroi se përhapja e infeksionit nuk do të jetë e gjatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›