Lushnje, grabitet një kazino në qendër të qytetit
Grabitet me armë një kazino në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës ku dy persona të armatosur kanë hyrë në një kazino në qendër të qytetit dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një sasi parash.
Menjëherë grabitësit pasi u kanë marrë një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra punonjësve të kazinosë janë larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.