E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxenesit e shkollave te mesme ne panairin e shkencave

Me shume se 1500 nxenes shkencetare te shkollave te mesme nga e gjithe bota u mblodhen ne Los Anxhelos te Kalifornise nga 8 deri me 13 maj per te konkurruar per cmime dhe bursa me nje vlere prej 4 milione dollaresh ne Panairin per Inxhinierine dhe Shkencen Nderkombetare. Novatoret e shkollave te mesme demonstruan disa shpikje bashkekohore.

16 vjecari Zhdan Sukhov paraqiti nje pajisje robotike te vogel te ndertuar per tu perdorur ne luften kunder terrorizmit. Ai thote se ajo mund te perdoret per te ndihmuar ekipet e caktivizimit te bombave te diktojne pranine e mjeteve shperthyese.

Ky model mund te hyje poshte makines dhe te shoh per bomba apo mina. Me pas ekipi caktivizues mund te beje punen e tij.

Nxenesit dhe keshilltaret e tyre erdhen nga 65 vende te botes per te treguar risite e tyre ne fushat e mjedisit mjekesise kimise e te tjera.

Nje nxenes nga Ukraina krijoi nje kitare qe eshte njekohesisht edhe violine. Haoyang Fan nga Kina demonstroi nje pajisje per ata qe ushtrojne sportin e rreshqitjes ne debore qe te analizojne  teknikat e tyre.

Pajisja te tregon se cfare pjese te levizjes ke bere gabim dhe si ta korrigjosh ate.

Nje ekip nga Hong Kongu solli disa shpikje te ndryshme thote profesori i shkencave Jimmy Wong.

Nje pajisje qe ndihmon njerezit qe nuk i shikojne dot ngjyrat qe ti dallojne ato si dhe nje pajisje sigurie per vegla pune me korrent qe sapo ta prekesh tehun nderpret furnizimin me energji njesoj sikur te prekesh eliken e ventilatorit ne shtepi dhe ai te pushoje se rrotulluari.

Nxenesi nga Hong Kongu Nick So ndertoi nje pajisje qe mat nivelin e mundshem toksik te nitrateve ne ushqimet e foshnjeve te pergatitura ne shtepi.

Disa prinder mund te perdorin zarzavate qe kane nivel te larte nitrati. Dhe keshtu ushqimi i foshnjeve do te kete nivel te rrezikshem nitrati qe kur arrin ne stomak mund tu shkaktoje foshnjeve shqetesime te ndryshme.

Shume nga nxenesit kete vit ishin vajza. Jessica Richeri nga Kalifornia krijoi nje makine qe niset vet dhe menjanon pengesat. Megan Perkins nga shteti i Kentakit provoi efektshmerine e oksidanteve te karburanteve te ndryshme ne raketa. Ajo i ka testuar raketat qe nga mosha 8 vjecare ne fushen e misrit prapa shtepise se saj.

Ne shkollen e mesme kur me duhej te beja projekte natyrshem me terhiqnin raketat pasi i kisha pasion ne familje.

Megan thote se ajo deshiron te behet inxhiniere e aeronautikes.

Nxenesja 15 vjecare nga Tunizia Meriam Touzi krijoi nje aparat per konservimin e ujit frymezuar nga pervoja ne familje kur e ema harxhoi gjithe ujin duke lene cezmen hapur.

Ajo e la hapur cezmen per disa minuta dhe kur u kthye dyshemeja ishte plot me uje.

15 vjecarja Francela Rojas nga Kosta Rika krijoi nje pajisje qe shnderron driten e diellit ne energji duke perdorur pasqyra nxehtesi dhe presion per te vene ne levizje nje motor.

Ajo shpreson ta kete kete profesion karrieren e saj dhe thote se familja po e mbeshtet.

Ata e respektojne faktin qe dua te behem inxhiniere mekanike. Nuk sheh shume vajza ne kete fushe por mua me pelqen dhe ata me mbeshtesin 100 perqind.

Vajza te tjera si Francela thone se shkenca eshte emocionuese dhe ato gjithashtu kane ne plan te fillojne nje karriere ne kete fushe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›