E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd Denohen nente shqiptare per krime lufte

Ne Beograd nje gjykate per krime lufte denoi sot nente shqiptare nga rajoni i Lugines se Presheves me gjithsejte 101 vjet heqje lirie nen akuzat per krime kunder civileve serbe pas qershorit te vitit 1999. Te nentet akuzohen se si pjesetare te  ish-Ushtrise lirimtare te Kosoves jane pergjegjes per vrasje dhe krime ndaj civileve serbe dhe joshqiptare ne rajonin e Gjilanit.

Ata jane akuzuar per vrasjen e te pakten 80 civileve per arrestimin e paligjshem te 153 te tjereve 34 nga te cilet vazhdojne te jene te zhdukur.

Mbrojtja dhe te denuarit qe nga drejtesia serbe u cilesuan si Grupi i Gjilanit i kane hedhur poshte akuzat si te paverteta dhe te kurdisura nga sherbimi sekret serb.

Autoritetet serbe kishin ngritur akuza kunder 17 ish-pjesetareve te Ushtrise lirimtare te Kosoves per te cilet pretendohet se kane kryer mizori ne qytetin e Gjilanit ne Kosoven lindore ne perfundim te luftes ne Kosove. Nente prej tyre u arrestuan ne dhjetor te vitit 2008 ne rajonin e Lugines se Presheves ndersa tete te tjeret jane akuzuar ne mungese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›