Konfiskohen dy dyqane Pronari: I kam nga Gjallica
04/11/2011 Akuza: U blenë nga paratë e drogës
TIRANE-Konfiskohen dy dyqane me sipërfaqe totale 138.6 m2 që ndodhen në lagjen “Apollonia” të Fierit. Vendimi është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë, ka vendosur konfiskimin e dy pasurive të mësipërme që janë në pronësi të shtetasit Dalip Hoxha dhe prej sot ato do administrohen nga Ministria e Financave. Nga hetimet e kryera është arritur të zbulohet se dy njësitë tregtare që janë konfiskuar janë vënë si rezultat i të ardhurave të fituara nga aktiviteti kriminal i trafikimit të 30.5 kg lëndë narkotike heroinë. Kjo për shkak se djali i administratorit të dy pasurisë Dalip Hoxha, shtetasi Vullnet Hoxha ka kryer në 4 raste trafikimin e heroinës nga Shqipëria e Belgjika në drejtim të shtetit italian. Për këtë vepër penale, Vullnet Hoxha është dënuar me 24 vjet burg nga gjykata e Milanos. Vendimi është njohur nga gjykata shqiptare dhe se në 2008, vullnet Hoxha është arrestuar. Në kuadër të hetimit pasuror, Prokuroria ka zbuluar se në pronësi të babait të të dënuarit janë dy njësi tregtare në qytetin e Fierit. Dalip Hoxha pretendon se këto pasuri i ka vënë si rezultat i fitimit të këstit nga firma piramidale “Gjallica”. Mirëpo sipas Prokurorisë këto firma piramidale kanë falimentuar në vitin 1997, në momentin që qe planifikuar dhe marrja e këstit që ishte parashikuar në dy kontratat e paraqitura nga Dalip Hoxha. Gjithashtu, nga ana e personit të tretë nuk është paraqitur në gjykim asnjë mandat pagese, apo faturë me qëllim për të verifikuar tërheqjet që ka kryer pranë kësaj firme piramidale të realizuar nga personi i tretë Dalip Hoxha, pasi dhe siç dihet këto firma janë mbyllur dhe kreditorët nuk arritën që të marrin shumat e të hollave të depozituara prej tyre. Sikundër nga ana e personit të tretë nuk na është paraqitur as mandati i tërheqjes së përqindjes që mund t’i takonte pas bllokimit nga ana e shtetit të llogarive të këtyre firmave piramidale. Nisur nga këto rrethana gjykata vendosi dje konfiskimin e dy pasurive, që ndodhen në qytetin e Fierit.
E. Qyno