E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Good Luck” sekuestron pikën e paligjshme të lojërave të fatit

04/11/2011  Shisnin makineri, i bënin që të mos fitonte njeri

TIRANË- Në një tjetër aksion, Sektori kundër Krimit Ekonomik ka realizuar operacionin e koduar “Good Luck”, duke bërë të mundur sekuestrimin e një aktiviteti të paligjshëm, që merrej me montimin dhe riparimin e aparateve të lojërave të fatit. Ky aktivitet i paligjshëm ushtrohej pa u deklaruar në organet tatimore, në një ambient të përshtatur për prodhim lojërash fati në rrugën “Besim Imami” në Tiranë. Policia do të ndjekë penalisht shtetasit Bledar Mitrushi, 39 vjeç dhe Adriatik Fero, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm, duke futur nëpërmjet pikave doganore, pajisje të aparateve të lojërave të fatit, duke ndryshuar emërtimin e pajisjeve, si dhe duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike të aparateve të lojërave të fatit, me synim mosfitimin e personave që i ushtrojnë ato. Më pas riparonin dhe montonin këto aparate duke i tregtuar në shumën e parave që varion nga 500 deri në 600 euro për riparimin e një aparati, ndërsa për shitje të një makinerie lojëra fati nga 800 euro deri më 6000 mijë euro. Ndërkohë që në total, vlera e mallrave të sekuestruara arrin në shumën e 30.000 euro. Nga kontrolli i ushtruar, në ambientet e brendshme, ky aktivitet nuk dispononin asnjë lloj dokumentacioni. Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 copë makineri lojërash fati, ku mes tyre janë disa makineri, kasa, korniza ekranesh llamarine, qarqe elektronike, xhama peçikllasi, butona, ekrane kompjuterësh, tela shumëfijësh, paketa elektronike, etj. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit të sipërcituar i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për konsumim të veprave penale të “ruajtjes dhe depozitimit i mallrave kontrabandë”, parashikuar nga nenet 179 dhe 288/a i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›