E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi: Vizita e Mesiçit në Kosovë është provokim

Madje Daçiç shkon më tej, duke e cilësuar atë si përzierje në punët e brendshme të Serbisë. "Ata që bëjnë gjëra të tilla provokojnë Serbinë, dhe nuk dëshirojnë marrëdhënie të mira me të", ka thënë Daçiç. Ai ka shtuar se "kjo është përzierje në çështjet e brendshme të Serbisë dhe lëvizjet të tilla nuk mund të kontribuojnë në vendosjen e raporteve korrekte dhe kapërcimin e problemeve nga e kaluara". Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç është shpallur qytetar nderi i Prishtinës për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës. Mesiç ka thënë se mbështetja e Kroacisë për pavarësinë e Kosovës është njohje e një realiteti të ri në Evropën Juglindore.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›