Lushnje,dëmtohet tarraca e një pallati, banorët në panik
LUSHNJE- Si pasojë e rëndesës së depozitave të ujit, ka pësuar krisje një pallat 5-katësh në Lushnje. Banorët e pallatit 5-katësh janë vënë në panik dhe kanë dalë menjëherë nga shtëpitë e tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Policia e Lushnjes ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë masa për largimin e depozitave të ujit nga tarraca e këtj pallati. Mësohet se krisja në tarracë erdhi si pasojë e mbingarkesës nga depozitat e ujit, ndersa krisjet kanë filluar pikërisht në pjesën ku vendosen boljerët. Nuk dihet se kur do të fillojë kthimi i banorëve në shtëpi.(m.a/BalkanWeb)