UNMIK: Dekada e fundit me zhvillime pozitive për Kosovën
"Roli i UNMIK-ut në Kosovë ka evoluar në mënyrë domethënëse. Përkushtimi i Kombeve të Bashkuara për mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit mbetet i fortë në fillim të vitit 2010", thuhet në mesazhin e UNMIK-ut për Vitin e Ri. Në këtë mesazh, në emër të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Lamberto Zanier, dhe të gjithë pjesëtarëve të UNMIK-ut, popullit të Kosovës i shprehen urimet, shëndet dhe prosperitet për Vitin e Ri.