Beogradi dëshiron ndërprerjen e dialogut me Prishtinën?

Shefi i ekipit të Serbisë, për negociata me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq deklaroi sot se Beogradi, nëse propozon ndërmjetësi i BE Robert Kuper , do të pranoj që të bëhet pauzë në negociata deri te përfundimi i zgjedhjeve në Serbi.
”Do të konsultohemi me ndërmjetësin, dhe nëse propozon që të bëhet pauzë në negocitat, këtë do të pranojmë”,tha Stefanoviq për mediat serbe.
Stefanoviq rikujtoi që disa muaj është pritur që Prishtina të përfundoj procesin zgjedhor në Kosovë. ”Kjo është çështje e mirë meqë jep mundësinë që qeveria e re e Serbisë të vazhdojë me kapacitete të reja dhe legjitimitetin që do të merr nga qytetarët”, tha Stefanoviq.
Ai tha se deri te zgjedhjet e planifikuara të Serbisë nuk ka mbetur shumë kohë dhe vlerësoi se është me rëndësi nuk do të humbet për shkak të pauzës eventuale në negociata mes Beogradit dhe Prishtinës.