E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policët e Serbisë kërcënonin zyrtarët e komunës Partesh

Kryetari i komunës së Parteshit (Pasjanë), Nenad Cvetkoviq, i zgjedhur në zgjedhjet lokale të Kosovës, ka deklaruar se Policisë së Kosovës, ia ka paraqitur pesë punëtorët e MPB të Serbisë, meqë ata kanë kërcënuar dhe shqetësuar serbet që jetojnë në atë komunë.

Kryetari Cvetkoviq, për agjencinë Beta, ka deklaruar të martën se pjesëtarët e Drejtorisë policore të Gjilanit, tash të MPB të Serbisë, kanë kërcënuar dy zyrtarët e komunës së Partesheit, Ivica Janciq dhe Nikola Pavlloviq.

Dy punëtorët e Komunës, gjatë dëgjimit në Vranjë, ku nga vitit 1999 është zhvendosur në DP së Gjilanit- ish policisë së Kosovës, janë kërcënuar se duhet të braktisin institucionet e Kosovës, ose përndryshe do të prangosen, ka thënë Cvetkoviq.

Avokati i njërit nga pesë serbët, që të shtunën, janë prangosur nga Policia e Kosovës, theksoi se ata janë në hapësira të ndara nga të paraburgosurit shqiptarë dhe së shpejti me gjasë do të vizitojnë familjet, raportojnë sot mediat serbe.

Avokati Dejna Vasiq, që mbron Zllatko Daniqin, ka thënë për agjencinë Beta se familjet e të dënuarve presin lejet speciale, që janë parakusht për vizita të paraburgosurve dhe janë pjesë e procedurës së zakonshme në Kosovë.

Sipas fjalëve të mbrojtësve, pesë të burgosur të MPB të Serbisë të vendosur në burgjet e qarkut në Prishtinë dhe Gjilan në hapësirat e ndara nga të burgosurit shqiptarë, dhe përmbushin kushtet elementare për jetë.

Pjesëtarët e MUP-it serb, janë arrestuar si të dyshuar se kanë vepruar kundër interesit juridik të Kosovës. Atyre u janë gjetur uniforma të Policisë serbe e distiktive të MUP-it serb. Në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar armë të ndryshme dhe gjësende të tjera.

Si është e ditur gjykatësja e EULEX-it, Mariola Pasnik i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për pesë nga gjashtë pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme serbe të arrestuar në rajonin e Gjilanit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›