Prokuroria urdheron ekzaminimin e ADN-se per vajzen e Florije Pecit
Me urdhër të prokurorisë së Tiranës, mjeket e laboratorit të Maternitetit “Mbreteresha Geraldine”, kanë marre kampione gjaku të bebes së lindur nga studentja Florije Peçi. Gjaku i marrë do t’i nënshtrohet ekzaminimit të ADN-së, për të përcaktuar profilin e personit që dyshohet se mund të ketë abuzuar seksualisht me 22-vjeçaren. Rezultati i analizave, do i dërgohen hetuesve të
Prokurorisë së qytetit të Ëelsit, në Austri, ku kanë nisur hetimet për “abuzim seksual me persona me aftësi të kufizuara”. Ky abuzim, sipas familjarëve, ka ndodhur në kohën kur vajza e tyre ndodhej ne fazen e mjekimit rehabilitees pranë klinikes “Gmundnerberg Almunster”. Mjekët shqiptarë kishin zbuluar se shtatëzania e studentës Florije Peçi, kishte nisur në fund të muajt shtator, kohë kur 22-vjeçarja ndodhej për mjekim në këtë klinikë. Aksidenti ku mbeti në gjendje kome Florije Peçi ndodhi më 21 maj. Në atë aksident humbën jetën 13 persona, mes tyre 11 studentë.