Beogradi i quan të pavlera konkluzionet e GND-së
Beogradi ka komentuar konkluzionet e dala nga mbledhja e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën, duke i quajtur ato të pavlera dhe të parëndësishme.
Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç, i ka cilësuar si të tilla këto konkluzione, për shkak se Serbia nuk e njeh Zyrën Ndërkombëtare Civile në Kosovë.
Ai ka kritikuar rolin e dyfishtë të Feith-it si përfaqësues ndërkombëtar civil dhe përfaqësues i BE-së në Kosovë, duke shtuar se kjo shkakton konfuzion.
Bogdanoviç ka deklaruar se Feith nuk mund të gjejë asnjë serb në veri të Kosovës, që do ta ndihmojë në planin e tij për integrimin kësaj pjese të Kosovës.
"Implementimi i planit të Ahtisarit për Beogradin është dhe do të jetë i papranueshëm", ka thënë Bogdanoviç për mediat serbe.