Kosovë,ambasadori maqedonas dorëzon kredencialet
Ambasadori maqedonas në Prishtinë, Stojan Karajanov i ka dorëzuar sot ministrit të Jashtëm kosovar Skënder Hyseni letrat kredenciale.
Gjatë takimit të zhvilluar, dy bashkëbiseduesit kanë folur për bashkëpunimin dypalësh, për të cilin kanë rënë dakord se duhet të intensifikohet.
Më tej, duke kujtuar nënshkrimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit, Hyseni dhe Karajanov kanë nënvizuar se mes dy vendeve s'ka çështje të hapura.