Drejtuesit qipriotë negociata për ribashkimin e ishullit
Presidenti qipriot, Demetris Kristofias dhe drejtuesi i Republikës turke të Qipros së veriut, Mehmet Ali Talat, u angazhuan për t'u takuar më 11, 12, 13, 25, 26 dhe 27 janar.
Diskutimet do të ndërpriten në mes të janarit me rastin e vizitës së Kristofias në Athinë për të diskutuar për përparimin e negociatave me drejtuesit grekë, ndërkohë që Talat do të mbajë kontakte me Ankaranë në lidhje me etapat e ardhshme të këtyre negociatave.
Kristofias dhe Talat janë takuar 16 herë që prej 15 muajsh, por janë penguar gjithmonë nga çështje kritike siç janë siguria dhe plaçkitja e pronës.
Raundi i ri i diskutimeve do të përqendrohet në çështjen e ndarjes së pushteteve, ekonominë dhe çështjet që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian.