E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji i EULEX-it fal një shqiptar të dënuar

Prishtinë-Kolegji i gjyqtarëve të EULEX ka shpallur të pafajshëm një shqiptar nga Kosova, i cili ishte dënuar me 40 vjet burg si përgjegjës për vënien e eksplozivit në autobusin me shtetas serb. Në vendimin e Kolegjit të gjyqtarëve të EULEX thuhej se nuk kishte prova të mjaftueshme kundër Florim Ejupit dhe urdhëroi lirimin e tij.

Ngjarja kishte ndodhur më 16 shkurt 2001 dhe nga shpërthimi patën humbur jetën 11 udhëtarë serbë dhe dhjetëra të tjerë ishin plagosur. Florim Ejupi u dënua vitin e kaluar nga një trup gjykues ndërkombëtar i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë. Ky ishte vendimi i parë i Kolegjit të Apelit i përbërë nga gjyqtarë të EULEX që me vendosjen e tyre 4 muaj më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›