Thaçi paraqet planin për një administratë profesionale
Prishtinë-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka prezantuar sot E-Portalit Qeveritar, ku deklaroi se Qeverisja elektronike, e-qeverisja, është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. “Qeveria e Republikës së Kosovës, ka hartuar dhe miratuar strategjinë për e-qeverisje 2009-2015, si një vend lider në rajon duke u përkushtuar kështu në krijimin e një administrate profesionale, efikase dhe efiçente të shpejtë dhe në shërbim të qytetarëve në çdo kohë dhe në çdo vend”-theksoi Thaçi.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës i ofron mbështetjen e vazhdueshme dhe maksimale Ministrisë së Shërbimeve Publike, në kontekst të realizimit të këtij projekti me rëndësi unike për qytetarët,administratën shtetërore dhe gjitha shtresat e shoqërisë sonë.
“Projekti i sotëm që po promovohet është platforma bazë e qeverisjes elektronike që do t’u shërbej të gjithë qytetarëve, të gjitha bizneseve dhe të gjitha institucioneve. Me këtë Portal Elektronik shtetëror po bëjmë qasje të pakufizuar të qytetarëve në shërbimet qeveritare, po e bëjmë qytetarin pjesëmarrës në shtetndërtim, po e rrisim transparencën e institucioneve, po e rrisim efektshmërinë, largësinë për qytetarin po e zhdukim fare. Me realizimin e projekteve të qeverisjes elektronike shteti i Kosovës po i qaset seriozisht integrimeve evropiane”-përfundoi kryeministri kosovar.