Dy shpërthime në Mitrovicë
Mitrovicë-Gjatë natës, dy shpërthime janë dëgjuar në veri të Mitrovicës, por pa viktima në njerëz dhe pa të lënduar. Policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarje, ka identifikuar dëme të vogla materiale si pasojë e shpërthimeve, të cilat, sipas hetimeve të para dyshohet se janë shkaktuar nga granata dore. Njoftohet se shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa i dyti pas mesnate rreth orës 01:35, në të njëjtin vend.
Të dy shpërthimet kanë ndodhur në një rajon të banuar nga shqiptarë, Lagjja e Boshnjakëve, ku janë të shpeshta incidentet. Në fillim të këtij viti pati zjarr vënie në dy dyqane si edhe gjashtë zjarrfikës të plagosur nga një shpërthim, ndërkohë që po përpiqeshin të shuanin flakët.