E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeku: Serbia në BE të kushtëzohet nga Kosova

Prishtinë-Kryetari i Partisë Social Demokrate, Agim Çeku, ka kërkuar nga ambasadori i Suedisë në Prishtinë Lars Fredén që hyrja e Serbisë në BE të kushtëzohet me njohjen e Kosovës dhe dorëzimin e kriminelit Ratko Mlladiç në Hagë. Çeku dhe ambasadori Freden diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në integrimet evropiane, pasi që Suedia në korrik do të marrë kryesimin e radhës së Bashkimit Evropian.

Çeku u fokusua në disa çështje me interes për Kosovën duke kërkuar nga Ambasadori një fokus të veçantë për këto çështje: Ndërtimin e një udhërrëfyesi të qartë për Kosovën drejt BE-së së bashku me Komisionin Evropian, Qeverinë e Kosovës, etj; Presion të koordinuar dhe të fokusuar në Beogradin (Nuk ka BE pa e njohur Kosovën dhe pa e dorëzuar Mlladiqin para Tribunalit të Hagës dhe nuk ka ndihmë financiare pa e ndalur financimin e strukturave paralele; Ndihmë Kosovës që të ketë më shumë njohje dhe unitet të BE-së lidhur me Kosovën si dhe mbështetje për EULEX-in dhe për Përfaqësuesin Special të BE-së.

Ambasadori Freden i mirëpriti këto sugjerime të kryetarit të PSD-së, Agim Çeku dhe premtoi mbështetje të mëtejme të Suedisë karshi çështjeve me interes jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit në përgjithësi, njofton Zyra për informim e PSD-së. /rtk/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›