E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Po punohet për njohje të reja

Prishtinë-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se institucionet e vendit po punojnë intensivisht për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Thaçi , i ka vlerësuar pozitivisht aktivitetet në procesin e njohjes së Kosovës. “Kosova po ndërtohet si një shtet normal demokratik, multietnik me perspektivë të sigurt për të qenë pjesë e NATO-s edhe BE-së”-deklaroi kryeministri kosovar para ministrave dhe gazetarëve në selinë qeveritare në Prishtinë.

Ai shtoi se Kosova e ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara, të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të personaliteteve të njohura ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›