Beogradi shpall në kërkim ndërkombëtar nipin e Titos
BEOGRAD- Gjykata serbe firmos fletëarrestin ndërkombëtar për nipin e diktatorit komunist jugosllav. Josif Broz Titos nuk është paraqitur në seancat dëgjimore në procesin hetimor për një aksident automobilistik që ndodhi në 1992, ku kishte mbetur i vdekur një person. Pritet që policia ta dërgojë kërkesën në Interpol. Gjykata tha se niveli i alkoolit në gjakun e Brozit, e kishte tejkaluar kufirin ligjor në kohën e aksidentit. Broz dhe tre persona tjerë ishin plagosur në aksident. Broz, që jeton në Kroaci, është arrestuar këtë vit në Serbi, por ishte liruar me kusht. Avokati i tij Vlada Petrovic tha se Broz është kthyer në Kroaci. Broz ka hedhur poshtë pohimet e policisë mbi nivelin e alkoolit, ndërkohë që citohet të ketë thënë se ndjen keqardhje, por aksidenti nuk ishte bërë me qëllim.
(s.g/BalkanWeb)